Site icon Telegrafi

NASA financon 3 mln $ për projektet e të ardhmes

Propozimet, të cilat kanë në dispozicion nga 100 mijë dollarë secila për të treguar nëse ia vlejnë ose jo, pasqyrojnë vizione largpamëse për projektimin e anijeve të reja të hapësirës, sistemet e reja shtytëse si dhe zgjerimin e pranisë së njeriut në hapësirë.Programi i NASA-s, i quajtur “Konceptet e Avancuara”, ka pranuar qindra projekte.

Drejtuesi ekzekutiv i programit Jay Falker thotë se ato përfaqësojnë thuajse çdo aspekt të misionit të Agjencisë: “Duke i parë propozimet sheh se disa janë të lidhura me përpjekjet e njerëzve për të eksploruar hapësirën, disa janë të lidhura me përpjekjet e anijeve të hapësirës për të vepruar në mënyrë të sigurtë ose për të mbrojtur njerzit nga rrezatimi, disa prej propozimeve janë për përmirësimin e strukturave, etj”.

Një koncept tjetër vjen nga organizata me bazë në Virxhinia, “Raytheon BBN”, e cila ka projektuar një pajisje që mund të veprojë si një pistoletë-me-ajër në lartësi të mëdha për t’i ndryshuar kursin e objekteve që enden në hapësirë, siç janë për shembull satelitët që nuk funksionojnë më.

Një propozim tjetër është ai për një kostum hapsinor me sensorë dhe një pajisje të veçantë e cila mund të krijojë stabilitet për astronautët në kushtet e mungesës së forcës së gravitetit, një sistem shtytës i cili mbështet tek velat gjigande për të kapur erën diellore, si dhe përdorimin e një stampuesi 3 dimensional për të projektuar anije hapsinore të vogla ose përbërës për një stacion hapsinor.

Shkencëtarët do të punojnë mbi këto ide gjatë vitit të ardhshëm, madje duke zhvilluar prova në pajisjet elektronike që kanë lidhje me projektet e tyre. Zoti Falker thotë se buxheti prej 3 milion dollarësh i caktuar për këto studime është jë pjesë shumë e vogël e buxhetit 18 miliardë dollarësh, të propozuar për NASA-n për vitin 2012. /VOA/

Exit mobile version