Site icon Telegrafi

NASA deri në fund të muajit dërgon në Mars roverin më të madh ndonjëherë

Roverin në orbitë do ta dërgoj raketa Atlas V, e cila qysh tani ndodhet e vendosur në Cape Canaveral. Curiosity është veturë/sondë për shumë qëllime, që peshon hiq më pak se një ton, e në trupin e vet ka të instaluar një varg të tërë të kamerave dhe instrumenteve që përmes rrezeve laseri do të skanojnë terrenin e planetit të Kuq, shkruan Mashable.

Curiosity ka edhe “dorën” e posaçme prej dy metrave, me ndihmën e së cilës do të studioj objektet në afërsi. Shikuar në përgjithësi, Curiosity në vete mban 10 instrument matës shkencorë, e me ndihmën e tyre do të mund të analizoj përbërjen e gurëve dhe tokës së Marsit, të grumbulloj informatat rreth kushteve atmosferike dhe rrezatimit.

Nëse fluturimi shkon sipas planit, gushtin e ardhshëm do të jemi dëshmitarë të uljes së tij në Mars, që me siguri do të jetë eveniment i nivelit botërorë, i cili NASA-n do të mund ta kthente sadopak në jetë pas anulimit të misioneve të space shuttlit.
Qëllimi Curiosityt është krateri Gale, për të cilin në NASA pohojnë se ka potencial për mundësi të jetesës. Natyrisht, Curiosity do të duhej të siguronte edhe të dhëna të reja rreth asaj se nëse në Mars ndonjëherë ka ekzistuar ndonjë formë e jetës.

Exit mobile version