Telegrafi

Nas po punon në albumin e ri

Një prej emrave më të mëdhenj të hip hopit, Nas, ka filluar punën në albumin e ri.

Nas tashmë është reperi i radhës që do të publikojë album dhe ikona e repit ka gati projektet që po i punon së fundmi.

Bahkpuntorët e tij janë RZA dhe Swizz Beats.

“Është një tjetër album që po punoj”.

“Që prej se e bëj këtë, duhet të bëj gjëra në një drejtim të ri. Unë po e përfundoj albumin e radhës”, u shpreh ai.

Dhe teksa ka gjashtë vjet që ai nuk ka lansuar album, fansat nuk duhet të presin edhe shumë gjatë.

“Kam bërë gjëra me Swizz, disa gjëra me RZA. Jam adhurues i ËuTang. RZA është real”, u shrpeh Nas.

Albumi i kaluar “Nasir” arriti të shesë 77 mijë njësi brenda një dite dhe debutoi në vendin e pestë të Billboard 200. /Telegrafi/