Telegrafi

Nas lanson projektin e ri me Nicki Minaj

Nicki Minaj ka publikuar projektin e ri të saj të titulluar “Sorry”.

Pak kohë pasi lansoi albumin e ri “Queen”, ajo menjëherë lansoi bashkëpunimin “Sorry” në duet me Nas.

Kënga është lansuar fillimisht si premierë në radio Hot 97, e ku Nicki flet për një letër dërguar ish të dashurit.

Nas dhe Nicki kanë qenë në lidhje, para se të ndaheshin më herët gjatë vitit.

Ky projekt nuk u përfshi në albumin “Queen” për shkak të një çështje ligjore.

“Queen” ka bashkëpunime me yje të mëdha si Eminem, The Weeknd, Future, Ariana Grande, etj.

/Telegrafi/