Site icon Telegrafi

Narkodileri kosovar-shqiptar, me nofkën “Tony Blair” pjesë e serialit më të njohur për momentin në Netflix, “The Gentlemen”

Seriali "The Gentlemen" / Netflix

Seriali më i fundit në Netflix “The Gentlemen” është aktualisht më i ndjekuri në platformë globalisht.

Gjithçka nis me personazhin Edward Horniman, djalin e larguar të një aristokrati anglez i cili pas vdekjes së babait të tij trashëgon pasurinë e familjes prej mijëra hektarësh, por zbulon se aty është njëkohësisht shtëpia e një “perandorie të kultivimit të kanabisit”.

Personazhin e Horniman e luan aktori britanik Theo James, një aktor tashmë i njohur në serinë e Divergent; seria është shkruar nga producenti Guy Ritchie.

Foto: Seriali “The Gentlemen” / Netflix

Por, e papritura e kësaj serie është se në episodin e tretë të serisë “Where’s my weed at?”, shfaqet një personazh kosovar-shqiptar i njohur si narkodileri “Toni Blair” i portretizuar nga aktori Cameroon Cook.

“Tony Blair”, personazhi kosovar-shqiptar u kërkoi llogari për dërgesën e vonuar të kanabisit, dhe me ngulm po e kërkonte nga kjo “perandori” e tyre.

Foto: Personazhi kosovar-shqiptar Toni Blair / Netflix

Nofka e këtij personazhi, si duket u bazua nga emri i ish-kryeministrit britanik Tony Blair i cili në vitin 1999 ishte një nga emrat më të zëshëm të vendeve perëndimore që kontribuoi në çlirimin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version