Në Krasnoyarsk është arrestuar gruaja 47-vjeçe, që besohet të jetë udhëheqja e njërit prej narko-klaneve më të mëdha në Rusi.
Në shtëpinë e saj janë futur forcat speciale ruse, kurse raportohet se janë gjetur më shumë se 200 gram heroinë, transmeton Telegrafi.
Sipas anëtarëve të departamentit kundër narkotikëve, ka qenë shumë e vështirë kapja e të dyshuarës.
Ajo ishte sulmuar nga shumë anë, në mënyrë që të mos jetë në gjendje të fsheh drogën. Por megjithatë operacioni ka rezultuar i suksesshëm.
Kundër kësaj ruse është iniciuar kallëzim penal, dhe nëse shpallet fajtore ajo rrezikohet të dënohet me 20 vjet burgim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=YzXX-NLXBq0