Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, flitet se Nake Shulev, ministri i ri teknik i Brendshëm, pas festave mund të zëvendësojë disa nga tetë drejtuesit e sektorëve dhe trupave, shefin e byrosë për krim të organizuar, kontrolli i brendshëm dhe madje edhe njësitë speciale, përfshirë dhe njësinë “Tigra”.
Siç informon “Alsat”, akti i ri i sistematizimit pritet të miratohet nga qeveria menjëherë pas festave, me emra të rinj të shpallur brenda një jave.
Ligjërisht, Shulev ka të drejtë të ndryshojë deri në 15 pozicione drejtuese të ministrisë dhe shefat e zyrave, derisa të konfirmohen rezultatet zyrtare të zgjedhjeve. Nga OBRM-PDUKM thotë se nuk janë të njoftuar me emrat që konsiderohen për emërime por janë të bindur se ndryshimet do të jenë në përputhje me ligjin.
“Konkretisht, për të cilin emërime në Ministrinë e Brendshme, ne nuk kemi asnjë informacion se çfarë ndryshimesh janë duke u bërë. Ajo që do të bëhet, natyrisht, do të jetë brenda ligjit dhe besimit në procesin e ardhshëm zgjedhor”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/