Lorenzo Insigne dhe Dires Mertens janë kthyer nga lëndimet te Napoli para përballjes me Interin, por David Ospina dhe Adam Ounas janë ende jashtë.
Ndeshja që zhvillohet të dielën nga ora 20:30, do të jetë tejet e rëndësishme për nerazurët, që luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve, e që aktualisht janë në të tretin me një pikë më shumë se Atalanta në të katërtin.
Napolitanët tashmë e kanë siguruar vendin e dytë, por që do të mundohen ta rrezikojnë Interin për kualifikimin në garën më të madhe për klube në Evropë, e që do të përballen në kuadër të javës së 37-të në Serie A.
Isnigne dhe Mertens janë rikthyer nga lëndimet, por Ounas, Amadou Diaëara dhe Vlad Chiriches nuk janë rikuperuar ende.
Portieri Ospina është ende në Kolumbi, për shkak të një rasti në familje, ndërsa në vend të tij do të startojë 18-vjeçari Joao Pedro Piai, që luan aktualisht në skuadrën e të rinjve.
Skuadra e Napolit për t’u përballur me Interin: Orestis-Spyridon Karnezis, Alex Meret, Joao Pedro Piai; Raul Albiol, Kevin Malcuit, Faouzi Ghoulam, Sebastiano Luperto, Nikola Maksimovic, Mario Rui, Elseid Hysaj, Kalidou Koulibaly; Joe Allan, Simone Verdi, Piotr Zielinski, Fabian Ruiz, Jose Maria Callejon; Lorenzo Insigne, Dries Mertens, Arkadiusz Milik, Amin Younes. /Telegrafi/