Napoli është duke e menduar shitjen e Pepe Reinas këtë verë.
‘Gardiani’ spanjoll ka edhe 18 muaj kontratë me napolitanët, dhe sipas mediave italiane, krerët e kësaj skuadre tashmë janë duke menduar shitjen e Reinas.
Por, klubi nga ‘Sao Paolo’ fillimisht duhet të gjejë pasuesin e spanjollit.
Mësohet se portieri Cagliarit, Alessio Cragno, aktualisht i huazuar në Benevento është në listën e Napolit, por drejtuesit e kësaj skuadre janë duke e monitoruar edhe situatën e portierit te Real Madridit, Keylor Navas, i cili më gjasë në fund të këtij edicioni do të ‘divorcohet’ me ‘Los Blancos’.