Napoli ka marrë një fitore të madhe 2-1 në udhëtim te Atalanta në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Serie A.
Ekipi i Luciano Spallettit nuk di çfarë është humbja këtë sezon në kampionatin italian, pasi mori fitore edhe te Atalanta, në një terren të vështirë.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët krijuan më shumë raste, por shënuan vetëm një gol, ndërsa mysafirët ishin më konkret duke shënuar dy.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Ademola Lookman, i cili në minutën e 19-të shënoi nga penalltia për 1-0, por në minutën e 24-të ishte Victor Osimhen që barazoi shifrat 1-1.
Osimhen ishte vendimtar edhe tek goli i dytë pasi asistoi mirë për Eljif Elmas, i cili në minutën e 35-të shënoi për epërsinë 1-2.
Fine primo tempo ⏸
45’+2’ | #AtalantaNapoli 1-2
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/oqv4j8JsL4— Official SSC Napoli (@sscnapoli) November 5, 2022
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta për gol.
Megjithatë, në këtë 45 minuta portat mbeten të paprekura dhe në fund ishte Napoli që fitoi me rezultat 2-1.
Finita ✅
94’ | #AtalantaNapoli 1-2
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/ukuFujFSeZ— Official SSC Napoli (@sscnapoli) November 5, 2022
Pas kësaj fitore, Napoli e sheh veten në pozitën e parë me 35 pikë, ndërsa Atalanta e dyta me 27 pikë.
Në ndeshjen e radhës, lideri luan në shtëpi ndaj Empolit, teksa klubi nga Bergamo udhëton te Lecce. /Telegrafi/
https://twitter.com/cr7raprhymes/status/1588946202749730817
https://twitter.com/mrboboskie/status/1588958475068919808
Much needed goal for Elmas 🔥
— Football Macedonia (@MacedonianFoot_) November 5, 2022