Site icon Telegrafi

Napoli vazhdon marshimin si lider i Serie A, Rrahmani i plotë në fitore

Napoli ka shënuar fitore ndaj Torinos me rezultat 3-1 në kuadër të javës së tetë të Serie A, duke vazhduar si lider në kampionat.

Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave doli të jetë e zjarrtë, pasi u shënuan të gjitha golat.

Mesfushori Andre Anguissa ishte në top formë, duke shënuar dy herë në start.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 6-të pas asistimit të Mario Ruit, ndërsa në minutën e 12-të shtoi epërsinë në 2-0 pas asistimit të Matteo Politanos.

Sensacioni i Serie A, Khvicha Kvaratskhelia, shënoi edhe në këtë takim në minutën e 37-të për 3-0.

Krejt çka bën mysafirët ishte një gol me Antonio Sanabria në minutën e 44-të.

Amir Rrahmani luajti në këtë ndeshje plot 90-të minuta, duke qenë prej më të mirëve në fushë.

Mërgim Vojvoda mungoi te Torino shkaku i lëndimit, ndërsa Etrit Berisha ishte në bankën rezervë.

Napoli ka 20 pikë, tre më shumë së Atalanta dhe katër më shumë se Udinese. /Telegrafi/

 

Standings provided by SofaScore
Exit mobile version