Napoli ka vendosur të mos angazhohet për transferimin e futbollistit të Tottenham Hotspur, Kieran Trippier.
Mbrojtësi i djathtë është lidhur me nja kalim në Serie A, mirëpo The Sun bën të ditur se Partenopei është duke menduar për një lojtar më të ri.
Futbollisti anglez është 28-vjeçar dhe ka edhe shumë vite për ta plotësuar karrierën e tij, megjithatë Napoli ka plane të tjera.
Trippier është lënë jashtë përfaqësueses së Anglisë dhe kjo do të thotë se çmimi tij në treg është zvogëluar.
Megjithatë, Tottenhami nuk dëshiron të dëgjojë oferta më të vogla se 40 milionë funte (45 milionë euro) gjatë afatit kalimtar veror. /Telegrafi/