Mbrojtësi holandez, Stefan De Vrij ka konfirmuar largimin e tij nga Lazio në fund të stinorit.
Holandezi nuk ka arritur gjuhë të përbashkët me Lazion për vazhdimin e kontratës dhe do të largohet si futbollist i lirë.
Në ‘Pole Position’ për ta marrë lojtarin është gjiganti italian Inter.
Sipas medieve italiane lojtari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Interin.
Por ‘Corriere Dello Sport’, ka shkruar se Napoli është futur fuqishëm në garë për De Vrijin.
Napolitanët po tentojnë t’i ofrojnë pagë vjetore prej pesë milionë euro në stinor për ta bindur holandezin të transferohet në ‘Sao Paolo’.
Gjithsesi De Vrij ende nuk ka vendosur se për cilin klub do të luaj në edicionin e ardhshëm.
Për lojtarin interesim ka shfaqur edhe skuadra kampione e Italisë, Juventus.
26-vjeçari gjithashtu mbetet objektiv i skuadrave të mëdha si Manchester United, Barcelona dhe Chelsea. /Telegrafi/