Dyshja e Hellas Veronas, Sofyan Amrabat dhe Amir Rrahmani, do të kalojnë te Napoli verën e ardhshme, ku klubi i tyre mësohet se do të fitojë 30 milionë euro për të dy.
Gazzetta dello Sport shkruan se dyshja do të bashkohen me klubin e ri verën e ardhshme, pasi bisedimet kanë filluar tash e dy muaj.
Dy ditë më parë, Amrabat e konfirmoi se transferimi në Napoli ishte pothuajse i kryer, ndërsa pas tij do të bashkohet edhe Rrahmani.
Dy lojtarët do t’i kushtojnë Napolit në total 30 milion euro.
Mesfushori 23-vjeçari erdhi në Verona si huazim nga Club Brugge verën e kaluar dhe klubi do ta aktivizojë klauzolën e blerjes për 3.5 milionë euro.
Në anën tjetër mbrojtësi 25-vjeçari nga Prishtina kaloi në Itali nga Dinamo Zagreb verën e shkuar dhe me paraqitjet e tij ai e ka fituar një transferim në San Paolo. /Telegrafi/