Telegrafi

Napoli të dënohet me minus dy pikë

Napoli ishte hetuar për përfshirje në skandalin e bastit, ndërsa provat mjaftojnë që klubi napolitan të dënohet me -2 pikë në tabelë, gjë që do të vështirësonte punët e klubit në luftën për titull.

Pos tjerash priten dënime për dy futbollistët, Paulo Cannavaro dhe Gianluca Grava, të cilët do të suspendohen me nga gjashtë muaj jashtë futbollit.

Napoli kështu do të detyrohet që pos luftës së ashpër për titull të mendojë edhe për përforcime gjatë janarit, pasi mbrojtja do të mbetet pa figurën kryesore, kapitenin Cannavaro.

Vendimi definitiv për Napolin do të merret të hënën, por mediat italiane tashmë besojnë se është punë e kryer që skuadra nga Sao Paolo të dënohet.