Site icon Telegrafi

Napoli siguron shërbimet e Ndombeles, sot pritet vizitat mjekësore të francezit

Napoli ka arritur të bëj një goditje të madhe, edhe pse mungon ende zyrtarizimi.

Mesfushori francez, Tanguy Ndombele do të jetë përforcimi më i ri në mesfushë për skuadrën e Luciano Spallettit.

25-vjeçari nuk ka qenë në planet e trajnerit Antonio Conte te Tottenham Hotspur me klubin londinez që ka vendosur ta huazojë atë në Serie A.

Ndombele do të udhëtojë sot drejt Italisë për t’i kryer vizitat mjekësore, para se të zyrtarizohet huazimi i tij një vjeçar te Napoli.

Napoli do të paguaj një milionë euro për huazimin e lojtarit me opsion blerje prej 30 milionë euro në fund të sezonit.

Francezi edhe edicionin e kaluar ishte i huazuar te Lyon, por klubi nga Ligue 1 nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes në fund të sezonit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version