Napoli ka fituar 3-1 ndaj Interit në kuadër të javës së 36-të në Serie A.
Andre Zambo Anguissa rrezikoi për kampionin e saposhpallur në minutën e 12-të, mirëpo goditja e tij shkoi jashtë.
Anguissa tentoi edhe pesë minuta më vonë, por sërish shkoi jashtë, duke e lënë rezultatin 0-0.
Cartellino rosso a Gagliardini#ForzaInter #NapoliInter
— Inter ⭐⭐ (@Inter) May 21, 2023
Interi më pas kishte një moment shokues, kur Roberto Gagliardini pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë në minutën e 41-të, për ta lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë në fushë.
Pjesa e dytë më pas u dominua prej Napolit, por që ishte një fund dramatik.
Ishte minuta e 61-të e takimit, kur Anguissa e kaloi kampionin në epërsi, duke rritur më shumë dominimin e tyre në ndeshje.
GOOOOOOOOOOLLLLLLLLLLLL
Siamo avantiiiii!!!!
Frankkkkkk in girataaaaaaaaa batte Onana e ci porta in vantaggiooooooo 💪🔥67’ | #NapoliInter 1-0
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/9i3yoxgJqn— Official SSC Napoli (@sscnapoli) May 21, 2023
Në minutën e 79-të, Giovanni Simeone mendoi se kishte shënuar, por VAR-i e anuloi atë për shkak të faulit të krijuar në ndërtimin e aksionit.
Vendasit pësuan një drithërimë kur Romelu Lukaku i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 82-të, me një asistim te Federico Dimarcos.
@LENOVO @lenovoitalia #INTERxLENOVO pic.twitter.com/r1tPWSNKlQ
— Inter ⭐⭐ (@Inter) May 21, 2023
Por, epërsinë për Napolin e riktheu Giovanni di Lorenzo (85′), për rezultatin 2-1.
Golin e tretë për napolitanët e shënoi Gianluca Gaetano në minutën e 90+5-të, për të siguruar tri pikë të reja.
Pas javës së 36-të, Napoli ka grumbulluar 86 pikë, ndërsa Interi është në vendin e tretë me 66 sosh. /Telegrafi/