Site icon Telegrafi

Napoli shumë afër transferimit të Ibrahimovicit

Napoli është shumë afër që ta transferojë Zlatan Ibrahimovicin si lojtar të lirë.

Sulmuesi suedez ka kontratë më La Galaxyn deri në muajin dhjetor dhe dëshira e tij tashmë është bërë publike se dëshiron të rikthehet në Serie A.

I pari i skuadrës italiane, Aurelio de Laurentiis ka thënë se dëshira e tij është që ta sheh sulmuesin veteran në fanellën e tyre.

Aurelio de Laurentiis

“Dëshira ime është që ta shoh Zlatanin (Ibrahimovic) në fanellë tonë”, ka thënë presidenti Napolit në një intervistë për ESPN.

“Është më shumë se një sugjerim se përse duhet ta transferojmë atë, por mbetet te ai se çfarë do”.

Lexo po ashtu Ibrahimovic: Të gjithë po më thërrasin

“E gjitha ka filluar disa muaj më parë dhe unë them se ai mund të na ndihmojë shumë, ka mund të them”, ka shtuar më tej De Laurentiis.

Ibrahimovic ditë më parë ka bërë të ditur se ai dëshiron të rikthehet në ligën italiane, pasi në të kaluarën ka luajtur për klube si, Juventusi, Interi dhe Milani. /Telegrafi/

Exit mobile version