Site icon Telegrafi

Napoli shënon fitore të ‘çmendur’ me rikthim ndaj Milanit

Napoli - Milan (Getty Images)

Napoli ka arritur të fitojë me rikthim ndaj Milanit në ndeshjen e javës së dytë të Serie A, pasi nga 0-2 në fund triumfuan me rezultat 3-2.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka arritur të marrë fitore të madhe ndaj ekipit të Gennaro Gattusos.

Ancelotti u tregua më i fortë se Gattuso (Getty Images)

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste të shumta dhe posedim të Napolit dhe me golin e shënuar nga ana e Milanit.

Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e 15-të me anë të Giacomo Bonaventuras, i cili shënoi një gol të bukur për 0-1 pas asistimit të Fabio Borinit.

Bonaventura shënoi golin e parë të ndeshjes (Getty Images)

Në pjesën e dytë, u zhvillua një ndeshje e çmendur ku u shënuan edhe katër gola tjerë, me Napolin që arriti të kthehet nga loja e ‘humbur’.

Rossonerët pas katër minutash lojë gjetën edhe golin e dytë në ndeshje duke dyfishuar me anë të Davide Calbrias.

Festa tek goli i Calabrias (Getty Images)

Megjithatë, Napoli u kthye shpejt në lojë me dy gola të bukur të mesfushorit polak, Piotr Zielinski, i shënoi në minutat 54-të për 1-2 dhe 68-të për 2-2.

Zielinski shënoi dy gola të bukur (Getty Images)

Pas këtij goli, vendasit morën zemër dhe shtuan sulmet e tyre teksa gjetën edhe golin e tretë të ndeshjes.

Ishte belgu i inkuadruar në pjesën e dytë, Dries Mertens, i cili shënoi në minutën e 80-të për 3-2 dhe me këtë gol siguroi fitoren e Napolit.

Në ndeshjen e radhës, Napoli udhëton te Sampdoria, ndërsa Milani e pret në shtëpi Romën. /Telegrafi/

https://twitter.com/Ale_Novelli87/status/1033440590690766849

https://twitter.com/macozetleritv/status/1033444775352049664

https://twitter.com/calcio_square/status/1033447975295574022

 

 

Exit mobile version