Napoli ka fituar me rezultat 4-1 ndaj Lazios në Serie A.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për napolitanët.
Ishte klubi nga kryeqyteti italian që kaloi i pari në epërsi me anë të Stefan de Vrij në minutën e tretë.
Lorenzo Insigne (17′, 23′) kishte dy shanse të mira për gol, por për golin e barazimit u dashtë të pritej deri në minutën e 43-të, autor i të cilit ishte Jose Callejon.
Vendasit kaluan në epërsi pas autogolit nga Walace në minutën e 54, ndërsa pas dy minutash shënoi Piotr Zielinski, polaku devijoi gjuajtjen e Mario Ruit.
I fundit në takim shënoi Dries Mertens pas asistimit nga Zielinski.
Napoli është rikthyer në pozitën e parë me 63 pikë (një më shumë se Juventusi), ndërsa Lazio në vendin e tretë me 46 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Napolit është ndaj SPAL-it, kurse Lazio kundër Hellas Veronës. /Telegrafi/