Telegrafi

Napoli rikthehet në lojë ndaj Juventusit me dy gola për dy minuta – Lozano shënon në debutim

Napoli ka shënuar dy gola të shpejt në ndeshjen derbi të javës në Serie A ndaj Juventusit.

Mysafirët napolitan kanë shënuar dy gola për dy minuta, për të ngushtuar epërsinë e madhe të Zonjës së Vjetër.

Në minutën e 66-të ishte mbrojtësi grek, Kostas Manolas, i cili shënoi me kokë për 3-1.

Goli i dytë i Napolit erdhi dy minuta më pak dhe ishte Hirving Lozano që shënoi për 3-2.

Ky gol i sulmuesit meksikan erdhi në debutimin e tij me Napolin. /Telegrafi/