Telegrafi

Napoli refuzon të nënshkruajë me dyshen e Barcelonës

Barcelona thuhet se i ka ofruar Napolit, dyshen e mbrojtjes Samuel Umtiti dhe Junior Firpo, por klubi italian ka refuzuar.

Presidenti Aurelio De Laurentiis, sipas CalcioNapoli24, ka pasur mundësinë që të sjellë Umtiti dhe Junior Firpo në San Paolo, por kanë qenë pagat e tyre që e ka ndërprerë këtë marrëveshje.

Napoli dyshohet se ka pasur admirim për të dy lojtarët, por paga e Umtiti prej 8 milionë euro në vit dhe e Junior Firpo prej 5 milionë euro ka bërë që Azzurrët të tëhiqen.

Sipas mediumit klubet kanë ecur para me bisedime, por arsyeja e vetme e dështimit është kosto e lartë e transferimit.

Umtiti ka qenë prej kohësh i lidhur me një transferim te Napoli dhe shihet si zgjedhja e parë për të zëvendësuar Kalidou Koulibaly nëse ky i fundit shitet. /Telegrafi/