Napoli besohet se ka hedhur poshtë ofertën në vlerë 103 milionë euro për mbrojtësin Kalidou Koulibaly.
Sipas Corriere dello Sport, propozimi u mor nga presidenti Aurelio De Laurentiis dhe menjëherë u refuzua.
Unitedit kështu i refuzohet oferta prej 91.4 milionë funte, në vlerë 103 milionë euro.
Mourinho shpërtheu të premtën duke thënë se nuk është në gjendje të transferojë më lojtarë për shkak të çmimeve të mëdha.
“Nuk keni gjasa për lojtarë të mirë pa u çmendur me shuma të ndryshme. Po flasim për lojtarë të nivelit të dytë, të cilët kanë çmime të mëdha. Por, United nuk është i tillë dhe nuk paguan kurrë aq për lojtarë të atij rangu”, u shpreh Mourinho.
Koulibaly është kandidat për t’u shpallur Lojtari më i mirë Afrikan.
Ai ka qenë për vite shtylla e mbrojtjes së Napolit dhe vlerësohet lart nga drejtuesit e klubit italian. /Telegrafi/