Site icon Telegrafi

Napoli refuzon 90 milionë euro të Unitedit për Koulibalyn

Kalidou Koulibaly (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi është i vendosur të nënshkruajë me mbrojtësin Kalidou Koulibaly, por Napoli hodhi poshtë një propozim prej 90 milionë eurosh.

Reprezentuesi 27-vjeçar i Senegalit është nominuar për Çmimin lojtari më i mirë Afrikan i Vitit nga BBC, së bashku me yllin e Juventusit, Medhi Benatia.

Jose Mourinho është një admirues i madh i ‘murit’ të Napolit dhe është i etur për ta transferuar në Old Trafford.

Lexo po ashtu Mourinho nuk i ndahet Koulibalyt, e do në janar te Unitedi

Disa gazeta në Angli sugjerojnë se Koulibaly është prioriteti numër një i Manchester Unitedit për përforcimin e mbrojtjes.

Kalidou Koulibaly (Getty Images)

Megjithatë, gazeta La Repubblica në Itali pretendon se një ofertë prej 90 milionë euro erdhi nga Unitedi, por u refuzua menjëherë nga Napoli.

Koulibaly vetëm kohëve të fundit nënshkroi një kontratë të re me klubin italian, e cila e mban të lidhur deri në qershorin të vitit 2023.

Lexo po ashtu Napoli refuzon 70 milionë euro të Barcës për Koulibalyn

Nëse mbrojtësi shtatlartë do të largohej, çmimi i tij do të ishte mbi 100 milionë euro.

Së bashku me Manchester Unitedin, për Koulibalyn ka edhe interes nga Real Madridi, Barcelona, Manchester City dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

Exit mobile version