Napoli thuhet se e ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh të Paris Saint-Germain për të nënshkruar mesfushorin Allan në afatin e janarit.
Sipas mediumit Corriere dello Sport, historia e tyre origjinale e një takimi për të pyetur për disponueshmërinë e Allan shkoi shumë më larg se sa mendohej më parë.
Diskutimet me drejtorin e sportit Cristiano Giuntoli në një hotel në Romë shkuan aq larg sa të zotoheshin për një ofertë me vlerë 50 milion euro.
Megjithatë, Napoli e hodhi poshtë duke e refuzuar ofertën e klubit të madh francez.
Klubi italian thuhet se nuk e ka ndërmend të humbasë reprezentuesin e Brazilit, sidomos jo në mes të sezonit.
Allan i bëri përshtypje PSG-së gjatë dy ndeshjeve të grupeve të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori energjik pëlqehet shumë edhe nga Manchester City dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/