Telegrafi

Napoli refuzon 40 milionë për Diawaran nga Tottenhami

Amadou Diawara nuk do të lëviz nga Napoli.

19-vjeçari u transferua këtë verë nga Bologna dhe ka befasuar të gjithë me paraqitjet e mira te klubi napolitan.

Maurizio Sarri tashmë e shikon atë si pjesë kyçe të skuadrës dhe e dëshiron në skuadrën e tij edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas Il Mattino, presidenti Aurelio De Laurentiis ka refuzuar 40 milionë euro të Tottenhamit, duke i bërë të ditur të gjithëve se Diawara do të qëndron.

Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Chelsea. /Telegrafi/