Napoli ka refuzuar 110 milionë euro nga Manchester Unitedi për Kalidou Koulibaly, duke e deklaruar lojtarin si të pashitshëm.
Presidenti Aurelio De Laurentiis kishte refuzuar edhe vitin e shkuar një ofertë prej 100 milion euro, por Manchester United e kanë rritur këtë vit.
La Gazzetta dello Sport beson se edhe Ole Gunnar Solskjaer sikurse Jose Mourinho, e sheh Koulibaly si pjesë qendrore të projektit për mbrojtje.
Oferta prej 110 milionë eurove është refuzuar si e ulët, por klubi mund të pres deri më 2020 ku do ta merrte falas.
Klauzola e tij është valide dhe kushton 150 milionë euro.
Senegalezi është zgjedhur si mbrojtësi më i mirë i viti në Serie A për sezonin 2018-19. /Telegrafi/