Telegrafi

Napoli publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Interit – mungojnë dy lojtarë kryesorë

Gennaro Gattuso ka publikuar listën prej 21 lojtarëve të ftuar për derbin ndaj Interit.

Napolitanët dhe Nerazzurët do të takohen në kuadër të javës së 18-të në Serie A, në ndeshjen që zhvillohet nesër (e hënë) nga ora 20:45.

Gattuso për këtë takim nuk mund të llogaris në Kalidou Koulibalyn, Dries Mertens, Faouzi Ghoulam dhe Maksimovic, që janë të lënduar.

Lista e Napolit ndaj Interit:

Portierët: Meret, Ospina, Karnezis.

Mbrojtësit: Mario Rui, Luperto, Di Lorenzo, Hysaj, Manolas, Tonelli.

Mesfushorët: Allan, Fabian Ruiz, Elmas, Zielinski, Gaetano.

Sulmuesit: Callejon, Llorente, Insigne, Lozano, Younes, Leandrinho, Milik. /Telegrafi/