Napoli ka zgjedhur mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj para italianit Lorenzo Tonelli në skuadrën e tyre për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Hysaj dhe Tonelli, të dy përfunduan duke qëndruar te Napoli pasi afati kalimtar u mbyll të hënën, por nuk dihej nëse do të kenë vend në skuadrën e Napolit.
Megjithatë, mbrojtësi shqiptar ka fituar garën me kolegun italian dhe ka zënë një vend në listën e skuadrës për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Hysaj është njëri nga lojtarët më të vjetër në ekipin e Napolit, por ai ka mbetur mbrapa Kevin Malcuit dhe Giovanni Di Lorenzon në zgjedhjet e krahut të djathtë.
Sulmuesi spanjoll, Fernando Llorente konfirmohet si numri 9 i klubit pas transferimit të tij të lirë në ditët e fundit të afatit kalimtar.
Napoli do të luajë ndaj Red Bull Salzburg, Racing Genk dhe kampionëve evropianë të Liverpooli në Grupin E.
📄 Napoli's @SerieA and @ChampionsLeague squads revealed
👉 https://t.co/7pu991vpA6
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/lMRImhWeKc— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) September 3, 2019
Portierët: Karnezis, Meret, Ospina.
Mbrojtësit: Di Lorenzo, Ghoulam, Hysaj, Koulibaly, Luperto, Maksimovic, Malcuit, Manolas, Mario Rui.
Mesfushorët: Allan, Elmas, Fabian Ruiz, Gaetano, Zielinski.
Sulmuesit: Callejon, Insigne, Llorente, Lozano, Mertens, Milik, Younes.
/Telegrafi/