Napoli ka regjistruar fitore komode prej 2-0 kundër Nice në kuadër të kualifikimeve për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Me nga një gol të realizuar në secilën pjesë, skuadra italiane është afruar për të qenë pjesë e garës më të madhe evropiane për klube.
Një asistim të mrekullueshëm të Lorenzo Insigne e shfrytëzoi Dries Mertens duke e zhbllokuar rezultatin (13’).
Golin e dytë e shënoi Jorginho nga penaltia (70’), ndërsa në vazhdim dy lojtarë të Nice, Vincent Koziello (79’) dhe Alassane Plea (79’), u përjashtuan me kartonë të kuq.
Fitore ka regjistruar edhe skuadra e Besnik Hasit, Olympiacos, që e ka mposhtur Rijekan me rezultat 2-1.
Sevilla ka fituar në duhëtim te Istanbul Basaksehir me rezultat 2-1.
Celticu e ka siguruar kualifikimin që nga ndeshja e parë duke fituar me rezultat 5-0 ndaj FC Astana. /Telegrafi/