Telegrafi

Napoli përmbys Juventusin

Biankonerët kaluan në epërsi që në pjesë të parë me golin e David Trezeguet, të shënuar në minutën e 35-të të takimit, ndërsa rezultatin e dyfishoi Sebastian Giovinco nëntë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Por djelmoshat e trajnerit Ciro Ferrara nuk ishin në gjendje ta ruajnë rezultatin. Marek Hamsik shënoi pas gati një ore lojë për të ngushtuar disavantazhin për Napolin, para se goli i Jesus Datolo të barazojë rezultatin.

Hamsik ishte heroi i mysafirëve duke shënuar edhe golin e tretë të fitores, që erdhi tetë minuta para fundit të takimit.

Sulmuesi brazilian Amauri u dërgua jashtë loje me karton të kuq në çastet e fundit të takimit./Telegrafi/