Raportohet se Napoli janë duke shqyrtuar një lëvizje verore për mbrojtësin e Manchester Cityt, Vincent Kompany.
Thuhet se trajneri Maurizio Sarri ka për qëllim për të forcuar linjën e tij mbrojtëse për sezonin e ardhshëm.
Kjo pasi klubi napolitan ka pësuar plot 44 gola në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.
Sipas Calciomercato.it, me të ardhmen e 30-vjeçari belg të pasigurt në Manchester, Napoli mund të bëjnë një sondazh për lojtarin gjatë verës.
Përderisa nuk ka pikëpyetje mbi performancën, Kompany ka luftuar rregullisht me lëndimet, derisa ka humbur 23 ndeshje këtë sezon për Cityn.
Raporti gjithashtu tregon se ka disa paqartësi mbi të ardhmen e Raul Albiol në Napoli, i cili mund të lëvizë këtë verë.
Një emër tjetër që mund të largohet nga klubi sicilian është edhe Khalidou Koulibaly, dhe përforcimi në mbrojtje do të ishte i obliguar për Napolin. /Telegrafi/