Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis konfirmon se skuadra e tij e dëshiron sulmuesin Ciro Immobile, por jo me çdo çmim.
Sulmuesi italian nuk shihet si i nevojshëm në Sevilla, dhe nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të luajtur për napolitanët.
“Po, unë jam i interesuar në Ciro Immobile”, ka thënë De Laurentiis për ABC.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
“Është e vërtetë, unë dua të blej atë për Napolin. Unë jam shumë i interesuar në Immobile, dhe unë do të bëj çmos për të marrë atë, por jo me çdo çmim. 11 milionë euro? Jo, jo në këto shifra”, ka përfunduar presidenti i Napolit.
Immobile kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në formë huazimi te Torino, por nuk dëshiron të kthehet në Torino për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/