Telegrafi

Napoli me ofertë të re për Herreran

Raportet në Portugali thonë që Napoli duan të nënshkruajnë me mesfushorin e Portos, Hector Herrera, në një marrëveshje me vlerë 25 milionë euro.

Tashmë është e ditur se Napoli janë në treg për një mesfushor qendror dhe së fundi pamë përpjekjet e tyre që nuk do të mund të sjellin Corentin Tolisso nga Lyon.

Sipas Record, President i të kaltërve, Aurelio De Laurentiis ka bërë tani reprezentuesin meksikan zgjedhjen numër një të tij.

Lexo po ashtu Milik në Romë për teste mjekësore te Napoli

26-vjeçari është me klubin e tij aktual që nga viti 2013, me gazetat portugeze që sugjerojnë se ‘Dragonjtë’ janë të gatshëm për të bërë biznes.

Napoli thuhet të ketë bërë një ofertë prej 20 milionë euro për lojtarin në fund të muajit të kaluar, por iu është thënë se ata duhet të rrisin këtë edhe me pesë milionë tjera, nëse dëshirojnë që ndjekja e tyre për Herreran të jetë e suksesshme. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet