Telegrafi

Napoli nuk lejon befasi, Juve në kërkim të rekordit

Të tre golat e mysafirëve u shënuan në pjesën e dytë. Marek Hamsik e zhbllokoi rezultatin falë asistimit të Xhemailit (53’).

Edinson Cavani e dyfishoi epërsinë nga penaltia (63’), ndërsa Blerim Xhemaili vendosi rezultatin përfundimtar (67’).

Nga ana tjetër, kampioni i porsashpallur, Juventus, e ka mposhtur Atalantan me një gol të Alessandro Matrit (18’), për ta thyer rekordin e pikëve nga sezoni i kaluar (84 pikë).

Aktualisht, Zonja e Vjetër numëron 86 pikë dhe nëse i fiton dy ndeshjet e mbetura do ta thyejë rekordin e klubit për numrin e pikëve të fituara brenda një sezoni në Serie A. (Rekordi i përgjithshëm i Juventusit për pikë të fituara brenda një sezoni është 91 pikë, ndërsa nëse i fiton dy ndeshjet e mbetura do të arrijë kuotën e 92 pikëve). /Telegrafi/