Telegrafi

Napoli në ndjekje të Milot Rashicës – pritet oferta zyrtare në drejtim të Werder Bremenit

Milot Rashica pritet që të ndryshojë skuadër në këtë afat kalimtar veror.

Me Werde Bremenin që po shkon drejtë rënies në Bundesliga 2, ylli vushtrrias po kërkon një aventurë të re.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Napoli e ka ndjekur zhvillimin e reprezentuesit të Kosovës qysh nga viti 2016.

Milot Rashica (Foto: Getty Images/Guliver)

Drejtori i skuadrës gjermane, Frank Baumann ka zbuluar se ata ende nuk kanë pranuar ndonjë ofertë zyrtare nga Napoli për Rashicën.

Anësori i talentuar është duke u kërkuar edhe nga Rasenball Sport Leipzig, ndërsa në garë qëndronte edhe Liverpooli.

Vlera e Rashicës aktualisht në tregun e transferimeve është 38 milionë euro dhe Werderi nuk dëshiron të heq dorë nga ajo shumë. /Telegrafi/