Telegrafi

Napoli në ‘-3’, po vjen Milani

Marek Hamsik i kaloi mysafirët në epërsi, pas asistimit të mesfushorit shqiptar, Blerim Xhemajli (20’) dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Në gjysmën e dytë, Paolo Cannavaro shënoi një autogol (74’) për ta vënë në vështirësi ekipin e tij.

Mirëpo, aty ishte Edinson Cavani për të fituar tri pikë mjaft të rëndësishme (85’).

Ndërkaq, me një gol të vetëm të shënuar nga Stephan El Shaarawy (29’), Milani ka fituar si mysafir i Atalantas.

Fitorja e Napolit e ngushton diferencën me liderin Juventus në tri pikë, ndërsa Milani pozicionohet në vend të pestë me gjashtë pikë larg pozitës së tretë që mbahet nga Lazio dhe 12 pikë prapa pozitës së parë. /Telegrafi/