Telegrafi

Napoli mund të blejë në janar

Napoli së fundi u mposht nga Interi dhe De Laurentiis thotë se ata nuk duhet vetëm të luajnë mirë, por duhet edhe të fitojnë.

“Më shumë do të preferoja të luajmë keq dhe të fitojmë; ne po kënaqemi por pastaj humbasim. Nuk është mirë. Dashuria im e fundit në shikim të parë ishte Napoli, dhe ne duam të jemi sa më lartë që mundemi”.

“A do të dalim në treg? Ne nuk duhet ta prishim ekuilibrin e dhomës së veshjeve, por, çfarëdo përmirësimi në ekip do të bëhet në konsultim me trajnerin”, ka thënë De Laurentiis. /Telegrafi/