Site icon Telegrafi

Napoli mposht bindshëm Fiorentinën dhe kalon në finale te Superkupës së Italisë

Napoli ka shënuar fitore të pastër ndaj Fiorentinës me rezultat 3-0 në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Italisë.

Kampionët aktual të Italisë e nisën furishëm ndeshjen duke rrezikuar më shumë portën rivale, ndërsa nga minuta e parë startonte Amir Rrahmani.

Dhe kjo solli edhe frytet, kur Giovanni Simeone arriti të shënojë për 1-0 në minutën e 22-të.

Fiorentina ka mundur të barazojë rezultatin lehtë, kur në minutën e 44-të fituan penallti, por që Jonathan Ikone gjuajti mbi portë nga pika e bardhë.

Pjesa e dytë ishte e luftuar, por me pak raste shënimi, deri në minutat e fundit.

Në minutën e 84-të, Piotr Zielinski asistoi te Alessio Zerbin që shënoi për 2-0.

Pas vetëm dy minutash, sërish Zerbin arriti të gjejë golin për 3-0, duke i dhënë fund dilemës për këtë ndeshje.

Napoli në finale pret fituesin e ndeshjes Inter-Lazio që zhvillohet të premten. /Telegrafi/

Exit mobile version