Napoli dhe Milani janë gati për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 28-të të Serie A.
Dy ekipet e kreut të tabelës luajnë sot (e diel) mes vete në ndeshjen e cila fitorja i dërgon në pozitën e parë, mbi Interin, i cili është lider aktualisht.
Vendi: Stadio Diego Armando Maradona
Koha: 20:45
Lajme rreth ekipeve
Napoli
Hirving Lozano është stërvitur me skuadrën këtë javë dhe mund të paraqitet sonte në mbrëmje, ndërsa Stanislav Lobotka është gjithashtu i aftë për të startuar në mesfushë.
Milan
Ismael Bennacer është rikthyer nga pezullimi dhe do të startojë, ndërsa Franck Kessie mund të luajë përsëri në rolin e numri 10-të, siç bëri kundër Empolit.
Pierre Kalulu do të zëvendësojë kapitenin Alessio Romagnolin, i cili pësoi një dëmtim muskulor në mesjavë.
Fakte
Napoli ka parë mbi tri gola në 11 nga 12 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Milanit në të gjitha garat.
Ka pasur mbi tri gola të shënuar në 10 nga 11 ndeshjet e fundit të Milanit në udhëtim në Serie A.
Milani ka shënuar të paktën dy gola në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në udhëtim në Serie A.
Napoli është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në Serie A.
Milani është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit si mysafirë në Serie A.
Milani ka shënuar të paktën dy gola në tri ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Napolit në të gjitha garat.
Analizë
Një gol i vonshëm i fitores nga Fabian Ruiz ndaj Lazios të dielën e kaluar dërgoi Napolin në krye të tabelës së ligës, por tashmë pozita e parë është rimarr nga Interi dhe napolitanët duan ta rikthejnë me një fitore sot.
Napoli do të presë Milanin, i cili vjen pas dy barazimeve zhgënjyese kundër Salernitana dhe Udinese, megjithëse performanca e tyre e fundit kundër Interit kishte disa episode pozitive.
Napoli fitoi ndeshjen e parë 1-0 në rrethana të diskutueshme dhe shikuesit neutralë do të shpresojnë për një lojë më emocionuese mes këtyre skuadrave.
Formacionet e mundshme
Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Lobotka, Fabian Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen.
Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessie, Leao; Giroud.
Parashikimi: Napoli 1-1 Milan
/Telegrafi/