Napoli dhe Milani do të luajnë sot (e diel) mes vete në derbin e vlefshëm për javën e 32-të në Serie A.
Rossonerët janë mysafir të napolitanëve në takimin, i cili pritet të zhvillohet në San Paolo nga ora 21:45.
Ky takim pritet me interesim të madh pasi dy klubet janë në formë të mirë dhe po rivalizojnë për një vend që i dërgon në Evropë.
The squad for #NapoliMilan 📋
I convocati per la sfida del San Paolo 🔴⚫️ #SempreMilan@BioscalinITA pic.twitter.com/KpLrcnIkj8— AC Milan (@acmilan) July 12, 2020
Te Napoli rikthehen portieri David Ospina dhe mbrojtësi Kalidou Koulibaly dhe të dy pritet të luajnë nga minuta e parë.
Në anën tjetër, Milani pritet të luaj me ekipin e njëjtë sikurse ndaj Juventusit me vetëm një ndryshim, ku Hakan Calhanoglu do të luaj para Lucas Paqueta.
Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Fabian, Demme, Zielinski; Callejon, Mertens, Insigne
Milan: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Ibrahimovic
/Telegrafi/