Napoli dhe Ajaxi ndeshen në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’ për sfidën e raundit të katërt të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane i ka fituar të tria përballjet e para dhe në rast të triumfit në këtë takim, atëherë do ta sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Për ekipin holandez është momenti i fundit që t’i ndryshojë gjërat për të shpresuar për një vend në fazën tjetër.
Trajnerët Luciano Spalletti dhe Alfred Schreuder i kanë zgjedhur formacionet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Napolit: Meret; Di Lorenzo, Juan Jesus, Kim, Olivera; Lobotka, Zambo Anguissa, Zielinski; Lozano, Raspadori, Kvaratskhelia.
Formacioni startues i Ajaxit: Pasveer; Jorge Sanchez, Timber, Bassey, Blind; Alvarez, Klaassen, Taylor; Berghuis, Kudus, Bergwijn.
/Telegrafi/