Telegrafi

Napoli – Liverpool, formacionet e mundshme

Liverpooli do ta fillojë mbrojtjen e titullit të Ligës së Kampionëve në përballjen ndaj Napolit.

Ndeshja që fillon në ora 21:00 do të zhvillohet në stadiumin ‘Satidio San Paolo’, me The Reds që shihen si favoritë.

Skuadra angleze në këtë takim do të jetë pa lojtarët si, Alisson Becker dhe Nathaniel Clynë që janë të lënduar, derisa Naby Keita dhe Divock Origi janë në dilemë.

Liverpool  (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, italianët pritet t’i kenë të gjithë lojtarët në dispozicion edhe pse Elseid Hysaj dhe Milik ende janë në dyshime.

Formacioni i mundshëm i Napolit: Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Rui; Callejon, Ruiz, Allan, Insigne; Lozano, Mertens.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Adrian; Alexander-Arnold, Gomez, van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane. /Telegrafi/