Telegrafi

Napoli konfirmon transferimin e Spinazzolas dhe mbajtjen e yllit të ekipit

Klubi italian, Napoli ka konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit Leonardo Spinazzola dhe këmbëngul se Giovanni Di Lorenzo do të mbetet kapiteni i tyre ‘për shumë vite’.

Napoli i Antonio Contes po merr formë pasi ekipi sapo kanë konfirmuar nënshkrimin e tyre të parë të verës në afatin kalimtar të verës 2024.

Të kaltrit konfirmuan nënshkrimin e Spinazzolas në një transferim të lirë me një deklaratë zyrtare gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

Raportime të shumta thonë se ish-mbrojtësi i Romës ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare në Stadio Maradona.

“SSC Napoli njofton se ka siguruar paraqitjet sportive të futbollistit Leonardo Spinazzola”, thuhet në njoftim.

 

Në një deklaratë të veçantë të publikuar në llogarinë e tyre zyrtare, Napoli tha se kapiteni i tyre, Di Lorenzo, do të mbetet në klub edhe përtej verës.

“Napoli lexoi në media të caktuara se ata ende duhet të pastrojnë ajrin me Di Lorenzo. Me sa duket, media të tilla janë të keqinformuara, sepse “sqarimi” pozitiv mes klubit dhe kapitenit ka ndodhur tashmë disa javë më parë”.

“Është e qartë, pra, se Di Lorenzo do të vazhdojë të jetë kapiten i Napolit për shumë vite”, thuhet në njoftimin e Napolit. /Telegrafi/