Napoli nuk dëshiron të ketë një tjetër situatë si të Juan Camilo Zunigas dhe kështu dëshirojnë të rinovojnë me Faouzi Ghoulamin.
Mbrojtësi algjerian do të jetë pakontratë në fund të sezonit dhe kështu rrezikon të largohet ai lojtar i lirë.
Por, sipas Gazzetta dello Sport, tashmë klubi napolitan dhe lojtari kanë arritur një marrëveshje verbale, e cila nuk është nënshkruar pasi lojtari është i lënduar.
Rinovimi ka ardhur edhe për pesë vite tjera, ku Ghoulam do të fitojë 3.5 milionë euro dhe do ketë një klauzolë për klubet e huaja në vlerë prej 35 milionë eurosh.
Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe me Zunigan, kolumbiani kishte nënshkruar rinovim prej katër milionësh në vit dhe pastaj u operua në gju.
Mbrojtësi ka kontratë me Napolin deri më 30 qershor të 2018 dhe vazhdon të paguhet edhe pse nuk është paraqitur në asnjë ndeshje për dy sezone.
Vlen të theksohet se Ghoulam ka shprehur interesim Manchester City. /Telegrafi/