Telegrafi

Napoli ka gati pagë 10 milionë euro për Ibrën

Napoli po planifikon që t’i bëjë ofertë Zlatan Ibrahimovicit.

Suedezi ka pranuar se mund të largohet nga PSG-ja gjatë verës.

Napoli është destinimi i preferuar për Ibrën në Itali, dhe tash detajet e negociatave po zbulohen.

Sipas Napoli Magazine, klubi napolitan i ka ofruar atij një pagë prej 8 milionë eurosh në vit. Paga do të rritej në 2 milonë euro të tjera nëse Napoli e fiton Scudetton.

Paga nuk është as afër ofertave të klubeve kineze, por Serie A mund ta joshë lojtarin. /Telegrafi/