Mediat italiane kanë publikuar tashmë formacionet e mundshme të Napolit dhe Juventusit, që do të luajnë në derbin e javës në Serie A.
Napoli janë nikoqir të Juventusit në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian.
Skuadra e Maurizio Sarrit vjen si favorit për këtë derbi pas janë lider në tabelë dhe ende nuk kanë humbje.
Në anën tjetër, Juventusi dëshiron të tregoj forcën e vërtetë pikërisht në këtë udhëtim të vështirë.
Sipas mediave italiane, Sarri do të luaj me formacionin e tij të përhershëm dhe me vetëm Mario Ruin si zëvendësues të Fhouzi Goulamit të lënduar.
Ndërsa, Massimilano Allegri do të detyrohet të luaj në sulm me Gonzalo Higuain e operuar në dorë pas lëndimit në stërvitjen e fundit të Mario Mandzukicit.
Zonja e Vjetër do të duhet të bëj edhe pa mbrojtësin gjerman, Benedikt Howedes, ndërsa pritet të luaj me formacion 3-4-1-2.
Ky super-derbi pritet të filloj nesër nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet në Stadio San Paolo.
Napoli: Reina, Hysaj, Albiol, Koulibaly, Rui; Jorginho, Allan, Hamsik; Callejon, Mertens, Insigne.
Juventus: Buffon; Benatia, Barzagli, Chiellini, De Sciglio, Khedira, Pjanic, Alex Sandro; D.Costa, Dybala; Higuain. /Telegrafi/