Telegrafi

Napoli – Inter, formacionet zyrtare të derbit të javës në Serie A – Rrahmani titullar

Napoli dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të javës së 25-të në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafir të napolitanëve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumit ‘Diego Armando Maradona’ me fillim nga ora 18:00.

Ekipi i Simone Inzaghit vjen në këtë ndeshje pas humbjes në derbi ndaj Milanit në ndeshjen e fundit dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për të mos rrezikuar pozitën e parë.

Në anën tjetër, ekipi i Luciano Spalletti ka gjetur formën më të mirë në ndeshjet e fundit duke arritur katër fitore radhazi dhe tani synon edhe të pestën apo së paku rezultat pozitiv.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani që është titullar te vendasit.

Napoli: Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Lobotka, Fabian Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro Martinez

/Telegrafi/