Site icon Telegrafi

Napoli – Inter, formacionet e mundshme të gjysmëfinales së dytë në Coppa Italia

Inter - Napoli. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Napoli do të jetë nikoqir i Interit në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Coppa Italia.

Ndeshja e parë që u zhvillua më 12 shkurt në Giuzeppe Meazza i takoi napolitanëve që triumfuan me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në atë takim të parë gjysmëfinale për Napolin e realizoi mesfushori spanjoll Fabian Ruiz.

Inter udhëton drejt Napolit për ta përmbysur rezultatin dhe për të shkuar në finale, teksa vendasve ju mjafton edhe një barazim për të arritur në finale.

Inter – Napoli. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Trajneri i vendasve, Gennaro Gattuso nuk pritet të bëjë ndryshime dhe do të luaj me formacionin 4-3-3, ku treshja e sulmit do të jetë Politano, Mertens e Insigne.

Ndërkohë trajneri i Interit, Antonio Conte pritet të ndryshojë skemën dhe sot të luaj me 3-4-1-2, me Christian Eriksenin mbrapa dyshes sulmuese Lukaku-Martinez.

Kujtojmë që biletën për finale tanimë e ka siguruar Juventusi që eliminoi Milanin me rezultat të përgjithshëm 1-1 pas dy takimeve, por që për Zonjës së Vjetër i mjaftoi goli i shënuar në San Siro për të shkuar në finale.

Formacionet e mundshme:

Napoli: Ospina, Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui, Fabian Ruiz, Demme, Zielinski, Politano, Mertens, Insigne.

Inter: Handanovic, Skriniar, de Vrij, Bastoni, Candreva, Barella, Brozovic, Young, Eriksen, Lukaku, Lautaro. /Telegrafi/

Exit mobile version