Napoli thuhet se vazhdon bisedimet me Real Sociedadin për portierin Geronimo Rulli, por nuk e kanë ndërmend të paguajnë klauzolën e lirimit të tij.
U raportua më parë se Napoli kishte bërë një ofertë prej 26 milionë eurove për argjentinasin, i cili aktualisht luan për Real Sociedadin.
Sonte (e hënë) faqja e gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, raporton se bisedimet janë në vazhdim, me Napolin që janë duke shpresuar se dëshira e Rullit për t’u bashkuar me ta do të lëkundë gjërat në favor të tyre.
Ata kanë ndërmend që ai të kalojë një vit si zëvendësues i Pepe Reinas, para se të marrë rolin numër një përgjithmonë.
Rulli ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij, por napolitanët nuk dëshirojnë të paguajë aq shumë. /Telegrafi/